Në Klinikën e Fëmijëve janë shëruar 6 fëmijë me kollë të keqe, situata po stabilizohet

Që nga fillimi i vitit janë regjistruar 410 raste me kollë të keqle, nga të cilat gjashtë janë trajtuar në spital në Klinikën e Fëmijëve, kryesisht foshnja, theksoi në konferencën e sotme për mediat, drejtori i Klinikës Universitare për sëmundje të fëmijëve të ISHP – Shkup, Valentina Cvejoska Çollakovska dhe drejtori organizativ Arkin Yahji.

Lidhur me kollën e keqe këtë vit, drejtori i Klinikës përkujtoi se epidemi ka në Shkup dhe Kumanovë, por të sëmurë ka edhe në qytetet tjera.

Ajo theksoi se vaksinimi kundër kollës së keqe është bërë në nivel të kënaqshëm, duke shtuar se në këtë klinikë prej kohësh nuk është shtruar asnjë fëmijë me kollë të keqe  dhe se tani është sezoni i alergjive.

Fëmijët me simptoma alergjike dominojnë tashmë në vendin tonë. Nuk kemi pasur alergji të tilla, në mesin e këtij shekulli konsiderohet se çdo i dyti fëmijë do të ketë një lloj alergjie.

Por nuk është vetëm në vendin tonë, por në mbarë botën, nënvizoi drejtoresha, duke sqaruar se ka shumë arsye për rritjen e alergjive tek fëmijët, duke përmendur ndër të tjera edhe ndotjen e ajrit.

Në lidhje me gjendjen e personave me sëmundjen e rrallë fibrozë cistike dhe ilaçin “Trikafta”, ajo tha se procedura e prokurimit për këtë medikament përfundoi javën e kaluar, pas një tenderi publik të zhvilluar në muajin mars.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button