Në Haraçinë ka përfunduar projekti për rregullimin e një pjese të kanalit anësor

Në Haraçinë ka përfunduar projekti për rregullimin e një pjese të kanalit anësor në këtë fshat. Sipas zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhitit, kjo ndërhyrje përmirëson derdhjen e ujërave atmosferike për mbi 12.600 banorë, rrit sigurinë e vendbanimeve dhe mbron sipërfaqet bujqësore nga përmbytjet, jo vetëm në Haraçinë, por edhe në komunat fqinje.

“Më sukses ka përfunduar projekti për kanalin e Haraçinës I cili tash është tërësisht I mbuluar, I cili më nuk paraqet rrezik për përmbytjet dhe po ashtu nuk kundërmon erë të keqe. Investimi është 64 milionë denarë, mbi 1milionë euro, krejt kjo e investuar nga Ministria e Ekologjisë. Nga Ministria e Mjedistit Jetësor janë ndarë, nga kredia hungareze 93 milionë denarë për kanalizim, rrjete ujësjellësish, rregullim të shtratit të lumenjve, shtigjeve de hapësira publike dhe po ashtu 53 milionë denarë”, tha Izet Mexhiiti, ministër I Ekologjisë.

Banorët vlerësojnë se rregullimi i tërësishëm i kanalit është i patjetërsueshëm duke kujtuar se shpesh herë detyrohen të mbyllen në shtëpi për shkak se kundërmon erë e keqe.

Pjesa e rregulluar e kanalit anësor, në gjatësi prej 295 metrash, i kthen funksionin natyror kanalit. Sipas Ekologjisë, ky kanal, që më parë ishte i mbuluar me vegjetacion dhe i bllokuar nga mbeturinat, tani ka një kapacitet të ri rrjedhjeje, duke minimizuar rrezikun nga përmbytjet sezonale. Rregullimi i shtratit të tij ishte premtuar ndër vite nga partitë në pushtet dhe krerët e komunave, por deri tani ishte punuar vetëm në pjesë të caktuara./Alsat.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button