Në Gostivar, Mavrovë–Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë sot po mbahen zgjedhje të përsëritura për kryetar komune

Në komunat Gostivar, Mavrovë–Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë, sot po zhvillohen zgjedhje të përsëritura për kryetar komune, pasi në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale nuk u arrit pjesëmarrja e nevojshme.

Votimi ka nisur në orën 7:00 dhe do të zgjasë deri në orën 19:00. Sipas Kodit Zgjedhor, për t’u zgjedhur kryetar komune, njëri nga kandidatët duhet të sigurojë shumicën e votave të votuesve që kanë marrë pjesë në votim.

Dje votuan personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe të burgosurit. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të informojë gjatë ditës për rrjedhën e procesit të votimit dhe pjesëmarrjen, ndërsa rezultatet paraprake priten pas dorëzimit të të dhënave nga komisionet komunale zgjedhore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button