Në Gaza, ushtari izraelit humb jetën nga plumbat e ushtrisë së vet

Një ushtar izraelit u vra sot nga “zjarri miqësor” në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, sipas ushtrisë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, ushtria tha se një ushtar në Njësinë e Zbulimit të Parashutistëve u vra në Khan Younis, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Transmetuesi publik izraelit KAN raportoi se ushtari u vra “gabimisht nga zjarri i ushtrisë izraelite”, duke shtuar se ushtria hapi një hetim për incidentin.

Sipas të dhënave të ushtrisë izraelite, 925 trupa janë vrarë që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor 2023, përfshirë 471 që u vranë në luftime tokësore në enklavë.

Një marrëveshje armëpushimi e mbështetur nga SHBA-ja ka qenë në fuqi në Gaza që nga 10 tetori, duke i dhënë fund luftës dyvjeçare të Izraelit që ka vrarë më shumë se 72 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur mbi 171 mijë të tjerë që nga tetori i vitit 2023.

Pavarësisht armëpushimit, forcat izraelite kanë kryer qindra shkelje përmes granatimeve dhe të shtënave me armë zjarri, duke vrarë 603 palestinezë dhe duke plagosur 1.618 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button