Në Gaza gjenden trupat e dhjetëra palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite

Trupat e dhjetëra palestinezëve u gjetën në kompleksin spitalor Al-Shifa në qytetin e Gazës në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.
Trupat që janë nxjerrë u përkasin palestinezëve që humbën jetën në bastisjet e kryera nga ushtria izraelite në rajon.
Trupat e pajetë të palestinezëve që u varrosën në varreza masive për shkak të rrethimit në atë kohë u nxorën për t’u varrosur në varrezat zyrtare.
Sipas zyrtarëve të mbrojtjes civile, nga varri masiv janë nxjerrë trupat e 48 personave, 10 prej të cilëve janë të paidentifikuar.
Në sulmet që Izraeli filloi në Rripin e Gazës më 7 tetor të vitit 2023, jetën e kanë humbur 48.524 palestinezë, përfshirë rreth 17.881 fëmijë dhe 12.316 gra, ndërsa janë plagosur 111.955 njerëz.
Sulmet u ndërprenë në bazë të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve, e cila hyri në fuqi në muajin janar.
Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa është shkatërruar edhe infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku janë strehuar njerëzit.