Në Dellçevë dhe M.Kamenicë janë vendosur ujëmatës falas për vota

Grupi i posaçëm për ndjeken e parregullsive zgjedhore në Prokurorinë Publike të Shkupit ka njoftuar për denoncime lidhur me blerje të votave në Dellçevë dhe Makedonska Kamenicë. Sipas asaj që ka kumtuar kryetari i Komisionit Xhelal Bajrami, bëhet fjalë për dyshime për ryshfet gjatë zgjedhjeve , për vendosjen e matësve të ujit për qytetarët e ndërmarrjeve publike pa para.

Është regjistruar edhe shpalosje e fletës së votimit në Radovish ku një votues ia ka treguar një vëzhguesi të një partie politike atë që ka rrethuar. Janë dhënë udhëzime për të verifikuar nëse ka elemente të veprës penale.

“Megjithatë, bëhet fjalë për një numër jashtëzakonisht të vogël të ngjarjeve të tilla, kështu që mund të japim një vlerësim të përgjithshëm se i gjithë procesi zgjedhor deri në këtë pikë po kalon pa trazira të mëdha”, deklaroi Bajrami.

Prokurori bëri thirrje për denoncime në email adresën zyrtare të prokurorisë – izbori@jorm.mk, ku deri më sot nuk është regjistruar asnjë denoncim për krime lidhur me zgjedhjet.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button