Në çfarë moshe largohen të rinjtë e BE-së nga shtëpia e prindërve?

Sipas të dhënave të “Eurostat” për vitin 2023, të rinjtë në Bashkimin Europian largohen nga shtëpia e prindërve në një moshë mesatare prej 26.3 vjeç. Mosha mesatare ndryshon midis shteteve anëtare individuale. Gjë që ndryshon shum nga mosha e ballkanasve të cilët sipas hulumtimeve të mëhershme, lëshojnë shtëpinë e prindërve për të jetuar vetë nga mosha 32 vjeç.

Mosha mesatare më e lartë është regjistruar në Kroaci. Në këtë vend ballkanik mesatarisht të rinjtë qëndrojnë me prindërit deri në 31.8 vjet. Pas Kroacisë, një moshë mesatare e lartë është vërejtur edhe në Sllovaki (31), Greqi (30.6), Spanjë (30.4), Itali (30) dhe Bullgari (30).

Nga ana tjetër, në Evropën Veriore, të rinjtë largohen nga shtëpia e prindërve shumë më herët, statistikisht nën moshën 23 vjeç. Këtu përfshihen Finlanda (21.4 vjet), Danimarka (21.8), Suedia (21.8) dhe Estonia (22.8).

Pas tyre vijnë Holanda, Franca dhe Gjermania, ku mesatarja është midis 23 dhe 24 vjet.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button