Në Arabi marrin vendimin, asnjë ofertë për Vinicius

Pavarësisht thashethemeve dhe zërave të shtuar së fundmi, në Arabinë Saudite nuk do të transferojnë Vinicius, të paktën në këtë verë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, arabët nuk kanë ndonjë plan për të shpenzuar për 24-vjeçarin.
Vlen të theksohet se në fund të vitit 2024, përfaqësuesit sauditë e bënë të qartë interesin e tyre për yllin e Realit, duke synuar ta joshnin atë me një nga kontratat më fitimprurëse në historinë e futbollit.
Nëse një vit më parë ishte ideja e një oferte marramendëse që shkonte deri tek 300 milionë euro për transferimin e Vinicius, tani nuk mund të mendohet një propozim i tillë.
Merkato është mjaft paradoksale, pasi fokusi i yjeve të futbollit para Botërorit është tek gjetja e formës së mirë dhe jo tek paratë.
Në këto kushte kur arabët hezitojnë të provojnë sërish të trokasin, 25-vjeçarit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të marrë më seriozisht rinovimin me Real Madrid, me bisedimet që kanë patur ulje-ngritje, për shkak se futbollisti kërkonte rritje page. Gjithsesi, Vinicius mbetet faktor kyç te gjigandët e La Liga dhe diçka të tillë e tregon edhe fakti se ka qenë mjaft i rëndësishëm gjatë gjithë këtyre viteve.