Në afërsi të diskotekës në Koçan ka qenë një depo me karburant i dedikuar për një objekt tjetër

Në afërsi të diskotekës “Puls” ka qenë një depo me karburante ku nga zjarri që ka rënë herët në mëngjesin e së dielës kanë humbur jetën 59 persona dhe mbi 150 janë lënduar. Depozita e naftës ka qenë në një objekt tjetër dhe u zbulua nga një teknik i vendit të krimit.
Nga Brigada e Zjarrfikësve të Koçanit kanë konfirmuar për MIA-n se në afërsi të diskotekës ka pasur një depozitë me naftë, por se ai ka qenë i një objekti tjetër. Nga atje nuk e dinë saktësisht nëse dhe sa naftë kishte në rezervuar.
Informacioni është konfirmuar edhe nga Prokuroria.
“Gjatë kontrollit është konstatuar se në afërsi të objektit ka pasur një depo karburanti. Të gjitha rrethanat e tjera janë duke u hetuar”, njoftoi Prokuroria.