Në Aeroportin e Shkupit, shtetasi turk kapet duke transportuar ilegalisht implante dentare në vlerë të mbi 16,000 €

Një shtetas turk u kap në tentativë për të futur ilegalisht 116 implante dentare nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, përcjell TV21. Nga Drejtoria e Doganave thonë se vlera e tyre shkon në rreth një milion denarë, ose rreth 16.200 euro.

“Një shtetas turk u përpoq të sillte në mënyrë të paligjshme 116 implante dentare nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, të cilat kërkojnë leje të veçanta për import. Tentativa e tij u pengua nga doganierët, të cilët gjatë kontrollit të bagazhit personal gjetën implantet e pa-deklaruara, me vlerë rreth një milion denarë. Kundër të dyshuarit është ngritur kallëzim penal për veprën penale të kontrabandës”, thonë nga Drejtoria e Doganës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button