Në 72 orët e fundit, 21 fëmijë vdiqën nga uria në Gaza

Drejtori i Spitalit Shifa në Qytetin e Gazës, Dr. Mohammed Abu Salmiya, tha se 21 fëmijë vdiqën nga kequshqyerja dhe uria në të gjithë Rripin e Gazës në 72 orët e fundit, raporton BBC.

Ai i tha BBC-së se rreth 900,000 fëmijë në Gaza vuajnë nga uria, dhe 70,000 prej tyre janë në gjendje kequshqyerjeje. Ai paralajmëroi për mundësinë e një “numri alarmant vdekjesh”, veçanërisht në mesin e pacientëve që vuajnë nga diabeti dhe sëmundjet e veshkave.

Përveç të dhënave të ofruara nga Dr. Salmi, Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi njoftoi të martën se edhe 15 persona të tjerë kishin vdekur nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit. Kjo e çon numrin total të vdekjeve nga uria dhe shkaqet e lidhura me të në 101, përfshirë 80 fëmijë, sipas të njëjtit burim.

Që nga fundi i majit, kur filloi shpërndarja e ndihmës humanitare nga iniciativa(vrastare) izraelito-amerikane Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), ka pasur pothuajse çdo ditë raportime për palestinezë të vrarë ndërsa përpiqen të arrijnë ndihmë.

Si autoritetet izraelite ashtu edhe GHF vënë në dyshim saktësinë e të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e Hamasit, por shifrat e ofruara nga ky organ pranohen gjerësisht si pasqyrim i të dhënave të regjistruara nga spitalet në Gaza. Deri në fund të qershorit, sipas këtyre raporteve, numri i vdekjeve në vendet e shpërndarjes së ndihmës kishte arritur në 500.

Më herët gjatë ditës, e njëjta ministri njoftoi se numri i të vdekurve në Rripin e Gazës që nga fillimi i ofensivës izraelite më 7 tetor 2023 ishte rritur në 59,000. Në 24 orët e fundit, thanë ata, 19 persona kishin vdekur nga uria. /tesheshi.com/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button