Ndryshimet kushtetuese janë obligim, procesi nuk përfundon më 31 dhjetor, thotë Kovaçevski

Ende nuk ka asnjë lëvizje për ndryshimet kushtetuese edhe pse vendi po numëron ditët për afatet kohore për të kryer këtë detyrim. Kryeministri Dimitar Kovaçevski ripërsëriti se në diskutimin e hapur në Kuvend për ndryshimet Kushtetuese, nuk ka pasur vërejtje në amendamentet e parashtruara.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Ndryshimet kushtetuese janë në rend të ditës. Seanca për ndryshimet kushtetuese është e hapur. Rendi i ditës është votuar. U hap diskutim ku të gjithë qytetarët u bindën se nuk egziston asnjë vërejtje sa i takon amendamenteve të parashtruara, sepse nëse do të kishte vërejtje, diskutimi do të avzhdonte ende”.

Në pyetjen se çfarë nëse edhe pas 31 dhjetorit nuk votohen ndryshimet kushtetuese, Kovaçevski u përgjigj se ky proces nuk do të mbyllet deri sa të kryhet detyrimi që burojnë nga korrniza negociuese dhe konkluzat e miratuara në Kuvend.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Procesi nuk mbyllet. Ai proces është i hapur dhe do të jetë i hapur derisa nuk realizohet detyrimi jonë që RMV e ka në pajtim me korrnizën negociuese dhe në pajtim me konkluzionet e Parlamentit, që janë votuar me shumicë deputetësh nga numri dominant i partive politike në shtet. Pas atij vendimi, vijojnë vendime të tjera me shumicë prej dy të tretave”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button