Ndryshime në Ligjin për komunikime elektronike për heqjen e shpenzimeve të roamingut gjatë udhëtimit në BE

Me ndryshimet në Ligjin për komunikime elektronike, të cilat janë vendosur për debat në Regjistrin e Vetëm Kombëtar, shteti po i transponon në legjislacionin vendor rregulloret e nevojshme evropiane, duke krijuar mundësinë për t’iu bashkuar iniciativës “Roaming si në shtëpi” të Bashkimit Evropian. Me këtë, qytetarëve dhe bizneseve do t’u mundësohet të përdorin shërbime mobile në vendet e BE-së pa kosto shtesë roamingu, sikur të ishin në vendin e tyre.

Për ndryshimet ligjore, bartës i të cilave është Ministria e Transformimit Digjital, në ENER mund të dorëzohen komente edhe për katër ditë.

Me ligjin synohet të vendosen rregulla të qarta për kufizimin e çmimeve të shërbimeve të roamingut, çka, sipas versionit të draftit, do të sigurojë mbrojtje më të madhe të përdoruesve përmes informimit transparent dhe mekanizmave për parandalimin e kostove të papritura të larta, si dhe forcimin e rolit rregullator të institucioneve kompetente në fushën e komunikimeve elektronike. Qëllimi është heqja e tarifave të roamingut gjatë udhëtimeve në vendet e BE-së, rritja e sigurisë juridike dhe parashikueshmërisë së çmimeve, si dhe lehtësimi i qasjes në shërbime digjitale, e-shërbime dhe komunikim mobil jashtë vendit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button