Ndriçohet komuna e Podujevës në shenjë solidarizimi me gratë dhe vajzat e dhunuara

Komuna e Podujevës ka ndriçuar zyrat e saj me ngjyrë portokalli në hapjen e fushatës globale “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” në shenjë solidariteti me gjitha gratë e vajzat viktima të dhunës.

Këtë e bëri të ditur kreu i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, i cili shton se si sot ashtu edhe çdo ditë tjetër ritheksohet angazhimi kundër dhunës në përgjithësi dhe dhunës ndaj grave në veçanti, transmeton Klankosova.tv.

“Sot në hapje të fushatës globale “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” në shenjë solidariteti me gjitha gratë e vajzat viktima të dhunës si dhe me thirrjen për rritjen e ndërgjegjësimit kundër dhunës me bazë gjinore, kemi ndriçuar hapësirat e zyrave tona me ngjyrë portokalli. Në këtë ditë dhe secilën ditë tjetër ne ritheksojmë angazhimin tonë kundër dhunës në përgjithësi dhe dhunës ndaj grave në veçanti”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

“Dhuna ndaj grave është manifestim i raporteve të pabarabarta mes grave dhe burrave, dhuna ka bazë të gjerë në strukturën shoqërore dhe angazhimi i të gjithëve është shumë i rëndësishëm. Ne besojmë dhe angazhohemi për një shoqëri të drejtë dhe ku barazia gjinore është realitet. Dhuna në secilën formë të saj është pengesa kryesore për përparim shoqëror, prandaj angazhimi ynë për ndërgjegjësim social kundër dhunës është i vazhdueshëm. Sot dhe çdo ditë tjetër!”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button