Ndotja e ajrit mbetet në nivel të lartë , Shkupi sot zë vendin e 5 në Evropë
Shkupi vazhdon të thithë ajër të ndotur. Sot kryeqyteti zë vendin e 5 në Evropë për ajrin më të ndotur, ndërsa në nivel botëror është në mesin e 20 vendeve të para. LSDM-ja opozitare ka vazhduar akuzuat ndaj pushtetit, për siç thotë mos ndërmarrjen e asnjë mase kundër ndotjes. “Në opozitë, Hristijan Mickoski premtoi 1 miliard euro investime për mbrojtjen e mjedisit dhe uljen e ndotjes deri në 50%. Erdhi në pushtet, u ul në karrige dhe Mickoski nuk bën asgjë, nuk ka investime, nuk ka masa kundër ndotjes. Nuk ka autobusë të rinj, nuk ka transport ekologjik, nuk ka sipërfaqe të reja të gjelbëruara, parqe, pemë të mbjella. Është shqetësuese që qeveria e VMRO-DPMNE nuk bën asgjë derisa qytetarët thithin ajër të ndotur”, thonë nga LSDM.