Ndeshja Rumani-Kosovë u ndërpre, shkak kërcënimet e mëdha nga huliganët rumunë
Gjyqtari, Morten Krogh e përfundoi mbrëmë ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, pasi lojtarët dardanë nuk dolën në fushë në “Arena Nationala”.
Pas më shumë se një ore pritjesh, Franco Foda refuzoi ta nxirrte ekipin në fushë, pasi nuk pati siguri nga huliganët rumunë, që hodhën gjësende të forta, u futën në fushë dhe bënë thirrje: “Serbia, Serbia”.