Ndërtesa përfshihet nga zjarri, të paktën 43 të vdekur në Bangladesh

Të paktën 43 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një zjarr që shkatërroi një ndërtesë shtatëkatëshe në Dhaka, kryeqyteti i Bangladeshit.
“Deri më tani kanë vdekur 43 persona”, tha Ministrja e Shëndetësisë, Samantha Lal Sen, duke pohuar se dhjetë prej tyre kanë ndërruar jetë në spital shkaku i plagëve të rënda.
Mohamad Shihab, zyrtar i departamentit të zjarrfikësve, deklaroi se zjarri shpërtheu në një restorant dhe u përhap shpejt në katet e sipërme. Zjarri u shua brenda dy orëve, shtoi ai.
Gjithsej 75 persona u shpëtuan, sipas një njoftimi për shtyp nga shërbimi zjarrfikës, raporton bbc. /Alfax.mk/



