Ndërsa Gaza shkatërrohet nga Izraeli, vrasjet e palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar po përshkallëzohen

Ndërkohë që vëmendja e botës është përqendruar te numri në rritje i viktimave në Gaza – ku më shumë se **53,822 njerëz** janë vrarë nga sulmet izraelite që prej 7 tetorit 2023 – sipas OKB-së, numri i palestinezëve të vrarë në Bregun Perëndimor të pushtuar vazhdon të rritet.

**Numri i viktimave në Bregun Perëndimor ka arritur në 938 palestinezë të vrarë** që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gaza. Të paktën **198 fëmijë** përfshihen në këtë shifër të vrarë nga forcat izraelite ose kolonët, sipas OKB-së.

OKB-ja gjithashtu thekson se **132 palestinezë – përfshirë të paktën 25 fëmijë – janë vrarë vetëm që nga fillimi i këtij viti**.

Krahas vrasjeve në Bregun Perëndimor, rreth **42,000 banorë** të kampeve të refugjatëve në Nur Shams, Tulkarem dhe Xhenin në këtë territor të pushtuar mbeten të zhvendosur pas një operacioni të madh ushtarak të forcave izraelite kundër komuniteteve palestineze atje në janar. /Al Jazeera/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button