Ndërron jetë fotografi nga Gostivari, Edmond Amzai

Edmond Amzai fotografi nga Gostivari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në një aksident trafiku në hyrje të qytetit të Velesit.
Edmond Amzai ishte pronar i Foto Studio Akon nga Gostivari. I lindur në vitin 1981, Emondi la pas vetës bashkëshorten dhe djalin e tij, Akon Amzai.
Vdekja e tij ka bërë që disa nga subjektet politike të ndëpresin aktivitetet e fushatës presidenciale.
”Të tronditur nga lajmi për aksidentin me ç’rast humbi jetën i riu Gostivaras, me pikëllim të thellë shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve. Në të njëjtën kohë, ju njoftojmë se shtabi komunal i BDI-së në Gostivar dhe Frontit Europian, pezullojnë aktivitetet parazgjedhore për sot dhe nesër”, njoftuan nga BDI, dega në Gostivar.
Poashtu edhe nga VLEN-I kanë njoftuar se do t’i ndërpresin aktivitetet në Gostivar, ku sonte ishte paraparë të mbahet edhe tubimi qendror.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button