Ndërmarrja Publike, Ujësjellësi dhe Kanalizimi: Kujdes dhe efikasitet gjatë përdorimit të ujit

Ndërmarrja Publike, Ujësjellësi dhe Kanalizimi alarmon për rritje enorme dhe të pakontrolluar të shfrytëzimit të ujit në nivel ditorë, gjë që siç njoftojnë po shkakton prishje të stabilitetit në sistemin e ujësjellësit.
Për këtë arsye, thonë ata, sistemi i ujësjellësit shpesh po funksionon me presion të ulët dhe ndërprerje të përkohshme të ujit në disa pjesë të qytetit.

Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që ta përdorin ujin e pijshëm në mënyrë racionale dhe të përgjegjshme, të shmangin përdorimin e panevojshëm për ujitjen e gjelbërimit, kopshteve, apo livadheve, të mos lajnë makinat dhe të mos i mbushin pishinat.

Ata po ashtu u bëjnë thirrje edhe organeve të vetëqeverisjes lokale, që në pajtueshmëri me kompetencat dhe përmes shërbimeve që i kanë në dispozicion të angazhohen në rritjen e vetëdijes te qytetarët për përdorim racional të ujit të pijshëm.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button