‘Ndalojeni urinë në Gaza’: Gjiganti i kozmetikës Lush mbyll dyqanet në Mbretërinë e Bashkuar në shenjë solidariteti me palestinezët

Një nga zinxhirët më të mëdhenj të kozmetikës në Britani ka mbyllur dyqanet e tij në Mbretërinë e Bashkuar në një demonstratë një-ditore solidariteti me Gazën.
Së bashku me mbi 100 lokacionet e tij në Mbretërinë e Bashkuar, Lush Cosmetics gjithashtu mbylli fabrikat dhe faqen e internetit të mërkurën.
“Anembanë biznesit të Lush-it ne ndajmë dhimbjen që ndiejnë miliona njerëz duke parë imazhet e njerëzve të uritur në Gaza, Palestinë,” tha kompania në një deklaratë.
“Ashtu si pjesa tjetër e botës, ne përpiqemi të gjejmë mënyra se si mund të ndihmojmë, ndërkohë që qeveria izraelite po pengon hyrjen e ndihmës urgjente humanitare në Gaza.
“Një gjë që Lush mund të dërgojë tani në Gaza është dashuria jonë dhe një mesazh i fuqishëm se qëndrojmë në solidaritet.”



