Ndalohet një shtetas turk në “Deve Bair”, kapet me dokumente të falsifikuara

MPB ka njoftuar se dje (12.06.2024) në orën 09:20 në vendkalimin kufitar “Deve Bair”, punonjësit e policisë e kanë arrestuar personin C.R (56) nga Republika e Turqisë.

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit të pasaportave dhe një kontrolli shtesë, u konstatua se kartoni i gjelbër i sigurimit për kamionin “Mercedes” me gjysmërimorkio me targa kombëtare turke, të cilin ai e drejtonte, ishte i falsifikuar.

“Personi është ndaluar në stacionin policor dhe më pas është paraqitur para gjyqtarit në Gjykatën Themelore Kriva Pallankë, i cili i ka caktuar masë alternative të dënimit me kusht”, thonë nga MPB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button