Ndalohet një person nga Tetova, drejtonte makinën në gjendje të alkoolizuar

MPB njofton se është ndaluar një person nga Tetova, i cili është kapur duke vozitur në gjendje të alkoolizuar.
“Më 24.07.2025 në orën 01:15, oficerët e Stacionit Policor për Siguri Rrugore në Tetovë e kanë privuar nga liria D.B. (42) nga Tetova. Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor, oficerët e policisë kanë ndaluar një automjet “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte D.B., dhe pas marrjes së masave, është përcaktuar se i njëjti ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht niveli i alkoolit në gjak ka qenë 1.94%”.
“Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik””, thonë nga MPB.