Ndalohet kryetarja e Anti-korrupsionit, Tatjana Dimitrovska

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska sot pasdite është dërguar në Gjykatën Penale. Nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pa specifikuar emra, thonë se në kuadër të rastit “Aditivi”, në bazë të provave të mbledhura, hetimi është zgjeruar edhe për tre persona të tjerë.
Nga Prokuroria thonë se do të kërkojnë masa ndaj së njëjtës. Në rastin “Aditivi”, disa persona dyshohen për furnizim me karburant të dëmshëm për nevojat e TEC Manastir dhe TEC Osllomej, në vlerë prej 6.5 milionë euro.