Nazim Bushi bëhet ministër i brendshëm

Ministri teknik i punëve të brendshme Pançe Toshkovski ia ka dorëzuar detyrën e ministrit zëvendësit të tij Nazim Bushi, informuan nga zyra e MPB-së për komunikim me publikun.
“Në përputhje me dispozitat ligjore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Nazim Bushi do të jetë në krye të Ministrisë së Brendshme deri në fillimin e funksionimit të përbërjes së re qeveritare, më saktë deri në emërimin e ministrit të ri të Brendshëm”, shpjegojnë nga MPB.



