Napoli pëson humbje befasuese ndaj Comos, i dorëzon kreun Interit

Napoli pëson një humbje të papritur në Seria A, 1-2 ndaj Comos duke i dhënë mundësinë Interit që të kryesojë kampionatin. Amir Rrahmani në tenativë për të kthyer topin mbrapa, realizon autogol, duke i dhuruar epërsinë vendasve. Napoletanët shtuan presionin dhe u shpërblyen.
Raspadori “rrëmbeu një top” para zone dhe më pas me të djathtën mposhti portierin. Me rezultatin e barabartë përfundoi pjesa e parë, ndërsa ritmi i lojës u rrit në pjesën e dytë.
Një top i humbur në mesfushë i kushton shumë Napolit. Diao dërgon në festë tifozerinë, me goditjen e tij që ishte e pamundur për t’u arritur nga Meret.
Napoli humbet kreun dhe e sheh veten në vendin e dytë me 56 pikë, një pikë më pak se Interi që fitoi ndaj Genoas. Como është në vendin e 13-të me 25 pikë.