Nafta shënon nivelin më të ulët që prej vitit 2021

Pas vendimi të OPEC+ çmimet e naftës bruto kanë rënë në nivelet më të ulëta që prej vitit 2021. Në bursën e Londrës nafta ra deri në 4.6%, duke arritur kështu vlerën e rreth 60 dollarëve për fuçi.

Sa i takon bursave amerikane çmimi i naftës ra me gati 5% dhe duke shënuar vlerën e 56.9 dollarë për fuçi. Vlera e matur në Londër dhe ajo në Amerikë shënojnë nivelin më të ulët që ka arritur nafta që prej shkurtit të vitit 2021.
OPEC+ ra dakord të rrisin prodhimin me 411,000 fuçi në ditë muajin e ardhshëm, duke zgjatur planin e vazhdueshëm të grupit për të lehtësuar shkurtimet e prodhimit që filluan në prill. Ky fleksibilitet do t’i lejojë grupit të vazhdojë të mbështesë stabilitetin e tregut të naftës, ka bërë të ditur OPEC+.

Çmimet e naftës bruto kanë rënë gjatë gjithë vitit që nga mesi i janarit. Rënia është shkaktuar pjesërisht nga vendimet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button