Musku e quan Scholzin “budalla”
Miliarderi Elon Musk e quajti Olaf Scholzin “budalla” të enjten, pasi koalicioni trepartiak i kancelarit gjerman u shpërbë.
Duke iu përgjigjur një postimi në “X” që i referohej rënies së qeverisë së Scholzit, Musk shkroi në gjermanisht: “Olaf ist ein Narr”. Në shqip do të thotë: “Olafi është budalla”.
I pyetur nga një ndjekës nëse po fliste për kancelarin gjerman, Musku u përgjigj me emoji: “💯😂”.
Musku ka shijuar ditë të mira këtë javë, pasi luajti rol kyç në fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.
Trumpi ka treguar se do ta shpërblente mbështetësin miliarder, i cili pritet të marrë pozitë në administratën e re.
Por Musku ka qenë në kurs përplasjeje me zyrtarët evropianë, duke luftuar rregullatorët dhe qeveritë në fronte të shumta. Ai është kritikuar për menaxhimin e “X”-it, duke u përballur me akuza se ka lejuar që gjuha e urrejtjes të depërtojë në faqe.