Murtezi: Kumanova e dëshmon se VLEN, Arben Etemi dukshëm para kundërkandidatit të tij

Kumanova po konfirmon një trend të qartë në favor të koalicionit VLEN, sipas vlerësimeve të sekretarit të Përgjithshëm të Alternatives, Bashkim Murtezei. Në një status të fundit në rrjetet sociale, Murtezei theksoi se kandidati i VLEN-it për këtë komunë, Arben Etemi, është dukshëm përpara kundërkandidatit të tij, duke treguar për një mbështetje të fortë nga qytetarët e Kumanovës.
“Kumanova e dëshmon se VLEN. Kandidati Arben Etemi dukshëm para kundërkandidatit të tijë”, shkroi Murtezei, duke nënvizuar perceptimin e një përparësie të qartë në këtë garë lokale.