Murtezani: Zvarritja e procesit eurointegrues ka emër dhe mbiemër të një subjekti politik që ka qenë njëzet vite në qeveri

Orhan Murtezani, ministër i çështjeve evropiane në një intervistë “Dialog te Lajmi” për Lajm TV ka folur për zvarritjen e integrimit të vendit në BE.

Sipas ministrit Murtezani, kjo zvarritje ka emër dhe mbiemër, ajo është subjekti politik i cili ka qenë njëzet vite në qeveri.

“Në vitin 2005 kur Maqedonia e atëhershme fitoi statusin kandidat unë i kam pasur 21 vit, tani po i bëj 41. Ky është një proces që po stërzgjatet. E dimë të gjithë, por stërzgjatja edhe faji për të gjithë këtë proces ka emër dhe mbiemër. D.m.th. është subjekti politik të cilin ne me 24 qershor 2024 e çuam në opozitë. Duke ia bashkangjitur edhe të gjithë partnerët maqedonas që i ka pasur këto 20 vite në qeveri. Ju e përmendët, me shumë të drejtë në vitin 2027, tani që po punojmë në proces hasa në një korrespodencë ku Kroacia i drejtohet Maqedonisë së Veriut për ndarjen e ekspertizës për përshpejtimin e procesit të euro integrimit. Në vitin 2013 Maqedonia ka pasur gjasa reale për tu bërë pjesë bashkë me Kroacinë anëtare e BE-së. Ne, disi në vazhdimësi duke mos e pasur këtë e them me përgjegjësi të plotë, kasta politike nuk e ka pasur asnjëherë prioritet absolut integrimin e vendit në BE. Sikur ta kishin pas ne nuk do të kishim huqur të gjitha rastet edhe mundësitë historike që i kemi pasur”, deklaroi Murtezani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button