Murtezani: Vizita në Paris, në shenjë të thellimit të partneritetit me Francën dhe mbështetjes së ripërtërirë për politikën e zgjerimit të BE-së

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, e rrumbullakoi vizitën e tij dy-ditore pune në Republikën Franceze me sërë takimesh të rëndësishme përkushtuar zgjerimit të Bashkimit Evropian, bashkëpunimit bilateral me Francën, si dhe zhvillimeve rajonale dhe gjeopolitike, në kontekst të sigurisë evropiane.
ot në Paris, Ministri Murtezani kishte takim në Institutin “Zhak Delor”, ku me Bexhamen Kuto, i specializuar për politikë evropiane për zgjerim me fokus në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, me Rene Troka – i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor në ME-në dhe PJ-në të Francës dhe me znj. Margerit Kosta de Borgar – udhëheqëse e Njësisë për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme; u diskutuan sfidat aktuale gjeopolitike, besueshmëria politike e zgjerimit të Unionit dhe nevoja për përforcimin e perspektivës evropiane të rajonit përmes mbështetjes dhe dukshmërisë më konsistente të proceseve reformuese. Ministri Murtezani theksoi rëndësinë e përfshirjes së komunitetit të ekspertëve dhe akademikëve në formësimin e diskursit publik për zgjerimin, si dhe rolin e Institutit “Zhak Delor” në përforcimin e kuptimit të agjendës evropiane të rajonit. në kuadër të vizitës, MÇE Murtezani mbajti takim edhe me Liliana Tangi, deputete në Kuvendin Nacional të Francës dhe anëtare e grupit parlamentar francez për miqësi me Maqedoninë e Veriut, gjatë së cilës u theksua rëndësia e mbështetjes parlamentare për integrimin evropian të vendit, si dhe potenciali për promovimin e bashkëpunimit bilateral në nivel parlamentar.
Në takimet me Drejtorin Ekzekutiv të “Ekspertiz Franc”, Zheremi Pele, dhe Drejtorin për Evropë në Agjencinë Franceze të Zhvillimit (AFD), Siril Bejle, u diskutuan mundësitë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit përmes mobilizimit të instrumenteve financiare dhe granteve të disponueshme përmes AFD, PROPARKO dhe Expertise France, si dhe në përputhje me marrëveshjen bilaterale të nënshkruar mes dy qeverive në vitin 2021. U theksua veçanërisht rëndësia e programeve për përforcimin institucional dhe zhvillimin e burimeve njerëzore, siç është “Formacioni Administrativ Superior” (FASP), në përgatitjen e administratës publike për zbatimin e standardeve evropiane dhe rregulloreve.
Me këto takime përmbyllet agjenda e vizitës, e cila filloi me biseda bilaterale me Ministrin përgjegjës për Evropën në Ministrinë Franceze për Evropë dhe Punë të Jashtme, Benjamin Haddad, Emanuel Puize-Zhoven – Sekretar i Përgjithshëm për Çështje Evropiane në kabinetin e Kryeministrit të Francës, si dhe përfaqësues të institucioneve franceze të përfshira në programet bilaterale evropiane për mbështetje. Vizita në Paris riafirmoi angazhimin për thellimin e partneritetit franceze-maqedonase dhe hapi perspektiva të reja për bashkëpunim konkret në kuadër të integrimit evropian, agjendës zhvillimore dhe stabilitetit rajonal.