Murtezani: “Vera e Ohrit”, një urë ndërmjet traditës dhe së ardhmes evropiane

Me mesazhin se “arti transformon”, sonte në Ohër nis edicioni i 65-të i festivalit tradicional “Vera e Ohrit”. Në prag të hapjes, ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, theksoi rëndësinë e këtij festivali që, sipas tij, na kujton se arti jo vetëm që pasqyron shoqërinë, por ka fuqinë ta ndryshojë atë.
“‘Arti transformon’ nuk është vetëm motoja e këtij edicioni, por një porosi thelbësore për të ardhmen tonë evropiane”, deklaroi Murtezani, duke nënvizuar rolin e kulturës dhe krijimtarisë artistike në procesin e afrimit të vendit me vlerat evropiane.
Festivali “Vera e Ohrit” mbetet një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend, duke bashkuar artistë vendas e ndërkombëtarë në një frymë dialogu dhe bashkëjetese përmes artit.