Murtezani takim në Londër me ministrin britanik: Mbretëria e Bashkuar, partner kyç në rrugën evropiane të RMV-së

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në margjinat e Konferencës së nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, zhvilloi takim në Londër me ministrin shtetëror për Evropë, Amerikë Veriore dhe territoret përtej detit të Mbretërisë së Bashkuar, Stiven Doti.

Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe zhvillimor në kuadër të partneritetit strategjik mes dy vendeve, si dhe për rëndësinë e Procesit të Berlinit në përforcimin e ndërlidhjes rajonale dhe integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.

Murtezani theksoi se mbështetja britanike në reformat kyçe dhe mbi 160 projekte të realizuara në fusha të ndryshme dëshmojnë për miqësinë e qëndrueshme midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Mbretëria e Bashkuar mbetet partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut, ndërsa Procesi i Berlinit është një urë lidhëse drejt së ardhmes sonë të përbashkët evropiane,” theksoi Murtezani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button