Murtezani: Sllovenia mbetet partner i rëndësishëm në mbështetjen e prioriteteve evropiane të RMV-së

Në margjinat e Forumit të EUSAIR-it, ministri i Çështjeve Evropianr, Orhan Murtezani realizoi takim bilateral me ministrin slloven për kohezion dhe zhvillim rajonal, Aleksander Jevshek.

“Diskutuam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në kuadër të projektit të ri Facility Point, si dhe për shkëmbimin e eksperiencave në menaxhimin e programeve Interreg, të cilat janë mjete të rëndësishme për shfrytëzimin e fondeve të BE-së në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e ministrit Murtezani.

Sllovenia mbetet partner i rëndësishëm në mbështetjen e prioriteteve evropiane të RMV-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button