Murtezani: Shqiptarët s’duhet t’i lëmë në lloç për 2-3 komuna

Orhan Murtezani, ministër për çështje evropiane në një intervistë për Lajm Tv ka theksuar se nuk bënë që shqiptarët ti lëmë në lloç për 2-3 komuna.
“ Ne, kur e kemi bë Koalicionin VLEN nuk i kemi dhënë shumë përparësi kush cka merr sa merr. Por, ta krijojmë këtë linjë e cila do të mund të pranohet ndër shqiptarët për të mund ta sjell ndryshimin. Ky bashkim edhe ky vlerësim në këtë premisë, ne e pamë që e solli ndryshimin. Tani, jemi në një fazë ku një partner i joni si duket nuk i beson më kësaj premise dhe në vend se ti jep përparësi interesit të përbashkët të Koalicionit VLEN, rrjedhimisht edhe interesit të përbashkët të shqiptarëve i jep përparësi interesit partiak duke tentuar që ta maksimalizoj interesin partiak. Ne, kemi thënë qartas që në këtë rrugë, nuk duhet ne t`i lëmë shqiptarët në lloq për arsye se njëri i merr tre komuna e tjetri i merr pesë komuna. Shqiptarët na kanë thënë qartë. Nuk i intereson shqiptarit kush sa komuna i merr. Shqiptarit i intereson në këtë vend të ketë rend, të respektohemi edhe ne si qytetar të barabartë, të ketë zhvillim ekonomik, vendi të shkoje përpara, të bëhemi anëtar i BE-së”, deklaroi Murtezani.