Murtezani: Scholz na dha mbështetje për integrimin evropian

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, njoftoi se gjatë takimit të delegacionit të Maqedonisë së Veriut me kryeministrin gjerman, Olaf Scholz, kancelari Scholz e ka theksuar mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
“Në takimin me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, u theksua mbështetja për rrugën tonë evropiane, por edhe nevoja për gjetjen e zgjidhjeve me të cilat do të përshpejtohet dinamika dhe proceset që na paraprijnë drejt synimit tonë. Gjermania është dhe do të vazhdojë të jetë partneri ynë që do të punojë së bashku me ne për Evropë të bashkuar”, shkruan Murtezani.
Në Berlin të Gjermanisë po qëndrojnë liderët nga Ballkani Perëndimor, në mbledhjen e radhës të Procesit të Berlinit.