Murtezani: Reformat janë themeli i rrugëtimit drejt BE-së

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, theksoi rëndësinë e reformave si bazë e procesit të integrimit evropian, pas një takimi të mbajtur sot me kryeministrin Hristijan Mickovski dhe kabinetin qeveritar.

“Sot, së bashku me kryeministrin Mickovski dhe kolegët ministra, mbajtëm takim me temë Agjenda reformuese dhe progresi i integrimit evropian i vendit tonë,” deklaroi Murtezani.

Ai theksoi se përmbushja e reformave është e lidhur drejtpërdrejt me standardet e BE-së: “Reformat janë themeli i procesit të afrimit drejt Bashkimit Evropian. Ato nënkuptojnë përmbushjen e kritereve të Kopenhagës, por edhe krijimin e institucioneve të qëndrueshme, sundimin e ligjit dhe standard më të lartë për qytetarët.”

Sipas tij, ky proces nuk është vetëm një kërkesë nga BE, por edhe një nevojë e brendshme për vendin: “Kjo nuk është vetëm detyrim ndaj Brukselit, por është edhe obligim i brendshëm, për një të ardhme të sigurt dhe evropiane.”

Murtezani shtoi se agjenda reformuese mbetet prioritet strategjik i qeverisë për të përshpejtuar hapat drejt anëtarësimit në BE.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button