Murtezani: Radusha me fushë të re sportive ku rinia do të mund të sportojë dhe të rritet me energji pozitive

Në Radushë u inaugurua fusha e rinovuar sportive, një hapësirë që do t’i shërbejë të rinjve për aktivitete fizike, argëtim dhe zhvillim të shëndetshëm. Ceremonia u zhvillua në prani të ministrit për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, zëvendësministres së Sportit dhe kandidatit të VLEN-it për kryetar të Komunës së Sarajit.

Ministri Murtezani theksoi se investimet në infrastrukturë sportive janë thelbësore për ndërtimin e një rinie aktive dhe për krijimin e hapësirave që nxisin energji pozitive dhe bashkëjetesë në komunitet.

Statusi i plotë i ministrit Orhan Murtezani:

Fusha e sportit në Radushë mori pamje të re.
Së bashku me zv.ministren e Sportit dhe kandidatin për kryetar të Sarajit, lëshuam në përdorim fushën e renovuar sportive — një hapësirë ku rinia do të mund të sportojë dhe të rritet me energji pozitive.
E gëzofshin banorët e Radushës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button