Murtezani: Një vit rezultate konkrete për integrimin evropian

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka prezantuar arritjet gjatë vitit të parë të qeverisë së re, duke theksuar se integrimi evropian nuk është më thjesht një deklaratë politike, por një proces konkret me rezultate të prekshme për qytetarët.

“Në këtë vit kemi punuar me përkushtim për ta kthyer perspektivën evropiane në realitet. BE nuk është më një slogan, por një rrugë e mbështetur në shifra, projekte dhe reforma që prekin jetën e përditshme të qytetarëve tanë”, theksoi Murtezani në një deklaratë publike.

Disa nga arritjet e përmendura nga ministri janë:

  • Rivendosja dhe përforcimi i strukturës negociuese për procesin e anëtarësimit në BE dhe themeli i Akademisë së BE-së, që do të shërbejë për trajnimin dhe profesionalizimin e administratës publike në përputhje me standardet evropiane.

  • Finalizimi i programimit për fondet IPA 2025–2027, i cili do të orientojë projektet prioritare për zhvillim dhe reforma.

  • Sigurimi i 52.5 milionë eurove nga BE përmes parafinancimit, duke forcuar kapacitetet financiare për implementimin e politikave evropiane.

  • Fillimi i projektit pilot me inteligjencë artificiale për përkthimin e legjislacionit evropian – një risi e padiskutueshme që e vendos vendin tonë në pozitë të avancuar në rajon.

  • Krijimi i një sistemi të ri për ndjekje, vlerësim dhe revizion të reformave, me qëllim rritjen e transparencës dhe efektivitetit institucional.

  • Aktivizimi i bashkëpunimit makrorajonal përmes marrjes së kryesimit të iniciativës EUSAIR, duke i dhënë vendit tonë rol aktiv në rajon.

Ministri Murtezani nënvizoi se këto rezultate janë dëshmi e qasjes së re të qeverisë, e cila synon jo vetëm të afrohet me BE-në në aspektin formal, por të përmbushë edhe përmbajtësisht standardet që përmirësojnë jetën e qytetarëve.

“Procesi i integrimit është politikë shtetërore e bazuar në fakte, jo premtime. Ecuria e deritanishme dëshmon qartë se jemi në rrugën e duhur”, përfundoi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button