Murtezani: Një nga një, problemet mund të zgjidhen, duhet dhe do të zgjidhen!

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot mori pjesë në hapjen e 20 kilometrave të autostradës Kërcovë-Ohër.
Ai ka deklaruar se të gjitha problemet e qytetarëve mund të zgjidhen dhe do të zgjidhen.
“Sot u vu në funksion pjesa Presekë – Pesoçan e autostradës Kërçovë – Ohër.
Sepse qytetarët tanë, të gjithë ne, e meritojmë dhe do të kemi infrastrukturë evropiane, këtu, në vendin tonë”, ka shkruar Murtezani.