Murtezani nga Dublini: Irlanda mbështet fuqishëm zgjerimin e BE-së pa kushte

Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani ka njoftuar se në Dublin ka realizuar takim me ministrin Toma Brn.
“Sot në Dublin mbajta takim me Ministrin Toma Brn, mik të sinqertë dhe mbështetës i fuqishëm i së ardhmes sonë evropiane. Irlanda qartë dhe zëshëm qëndron në mbështetje të zgjerimit të BE-së, edhe atë si proces që duhet të bazohet në meritë, pa bllokime dhe kushtëzime bilaterale. Është mesazh që jep shpresë dhe rikthen besimin në perspektivën evropiane.
Diskutuam thellimin e bashkëpunimit bilateral, reformat që po zbatojmë dhe mënyrën se si të sigurojmë mbështetje për zbatimin e tyre – përmes partneriteteve institucionale, ndihmës teknike dhe shkëmbimit të përvojave.
Posaçërisht, përshëndeta përgatitjen e Strategjisë së parë të Irlandës për Ballkanin Perëndimor, e cila do të jetë instrument i rëndësishëm për ndërtimin e mbështetjes më sistematike dhe më të thellë për vendet e rajonit. Kryesimi irlandez me Këshillin e BE-së në vitin 2026 vjen në moment kyç dhe vendi ynë është i gatshëm për bashkëpunim të ngushtë institucional në reforma, administratë publike, ekonomi, kulturë dhe arsim.
Është një linjë e përbashkët që na lidh: besimi se Evropa duhet të jetë e qëndrueshme, e fuqishme dhe e unifikuar. Për këtë arsye vazhdojmë të punojmë. Për vendin, për qytetarët, për të ardhmen”, ka shkruar Murtezani.