Murtezani nga Bukoviqi: Ndryshimi po vjen, Saraji është gati për një të ardhme më të mirë

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka marrë pjesë sonte në një takim zgjedhor në Bukoviq, bashkë me kandidatin e VLEN-it për kryetar të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazin, bartësin e listës për këshilltarë, Amir Idrizi, dhe deputetin Bekim Sali.
Murtezani theksoi se çdo ditë po rritet entuziazmi dhe mbështetja për koalicionin, duke theksuar besimin e madh në fitoren e ardhshme.
“Çdo ditë e më shumë po ndihet entuziazmi, mbështetja dhe besimi në fitoren tonë! Ndryshimi po vjen, Saraji është gati për një të ardhme më të mirë! Numri 7 është ndryshimi!”, shkroi Murtezani në një postim në rrjetet sociale.



