Murtezani nga Ankaraja: Anëtarësimi në BE jo vetëm qëllim strategjik, por edhe mision për stabilitet, demokraci dhe prosperitet
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka marr pjesë në panel diskutimin e organizuar nga SETA – Fondacioni për hulumtime politike në Ankara, ku ka folur për rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.
“Sot në Ankara, në panel diskutimin e organizuar nga SETA – Fondacioni për hulumtime politike, ekonomike dhe sociale, fola për rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.
Anëtarësimi i plotë në BE nuk është vetëm qëllim strategjik për vendin tonë, por edhe mision për stabilitet, demokraci dhe prosperitet në rajon.
Anëtarësimi i plotë varet nga përkushtimi i ndërsjellë – Maqedonia e Veriut përmes reformave, dhe Bashkimi Evropian përmes vullnetit të qartë politik për t’u zgjeruar me vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut”, ka deklaruar Murtezani.