Murtezani: Në Saraj shpërtheu entuziazmi për ndryshim, problemet do të marrin zgjidhje konkrete

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka reaguar pas hapjes së shtabit zgjedhor të VLEN-it në Saraj, duke e cilësuar këtë ngjarje si dëshmi të fuqishme të vullnetit për ndryshim.

“Sonte në Saraj nuk ishte thjesht një hapje shtabi, ishte një shpërthim entuziazmi, vullneti dhe dëshire të fuqishme për ndryshim. Saraji kërkon ndryshim – dhe ai po vjen!”, ka theksuar Murtezani.

Ai kujtoi traditën e qëndresës dhe vetëdijes qytetare që, sipas tij, ka karakterizuar gjithmonë këtë komunë.

“Derveni dhe Saraji kurrë nuk kanë duruar padrejtësitë dhe keqqeverisjen. Këtu gjithmonë ka pasur qëndresë, vetëdije dhe kurajë për të kërkuar më shumë dhe më mirë për qytetarët!”, është shprehur ministri.

Murtezani theksoi se kandidati i VLEN-it për kryetar komune, Muhamed Elmazi, do të sjellë zgjidhje reale për problemet e përditshme të qytetarëve.

“Me Muhamed Elmazin si kryetar komune dhe me qeverisjen VLEN në nivel qendror, problemi i ujit të pijshëm, mungesa e infrastrukturës dhe nevoja për investime serioze nuk do të mbeten më premtime bosh, por do të marrin zgjidhje konkrete!”, tha ai.

Në përmbyllje, ai nënvizoi se Saraji është pjesë e pandashme e ndryshimit që po ofron VLEN.

“Ndryshimi është me VLEN! Dhe Saraji do të jetë pjesë e këtij ndryshimi!”, përfundoi Murtezani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button