Murtezani në Madrid: Reforma në administratën publike, kyçe për krijimin e sistemit i cili punon për qytetarët

Në takimet e radhës në Madrid të Spanjës, ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani me Sekretar i Përgjithshëm në FIAP, Tobijas Jung Altroge, ka diskutuar progresin e RMV-së në administratën publike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për reforma në këtë sektor.
Njoftimi i Murtezanit:
Administratë publike efikase dhe e drejtë është themeli për një jetë më të mirë për qytetarët, prandaj reforma në administratën publike është kyçe për krijimin e sistemit i cili punon për qytetarët.
Në takim me Tobijas Jung Altroge, Sekretar i Përgjithshëm në FIAP, diskutuam progresin aktual, sfidat dhe mundësitë për bashkëpunim ndërkombëtar në zbatimin e kësaj reforme të rëndësishme.