Murtëzani në Danimarkë në takimin e ministrave për çështjet evropiane

Ministri për Çështjet Evropiane i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtëzani, më 1 dhe 2 shtator 2025 do të marrë pjesë në Takimin joformal të Ministrave për Çështjet Evropiane që po zhvillohet në Kopenhagë, në kuadër të Presidencës daneze me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Në takim, ministrat e vendeve anëtare të BE-së, së bashku me kolegët nga Ballkani Perëndimor, Ukraina, Moldavia dhe Turqia, do të shkëmbejnë mendime mbi rëndësinë e kritereve të Kopenhagës si bazë e procesit të zgjerimit dhe mbi konceptin e Integrimit të Përshkallëzuar si mekanizëm për ruajtjen e perspektivës evropiane dhe forcimin e besueshmërisë së procesit të anëtarësimit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button