Murtezani në Bruksel takohet me Ana Marija Bura nga kabineti i kryetarit të KE-së

Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani ka njoftuar se është duke qëndruar në Bruksel, ku ka zhvilluar takim me Ana-Marija Bura nga kabineti i kryetarit të Këshillit Evropian.
“Në Bruksel vizitën e fillova me takimin me Ana-Marija Bura nga kabineti i kryetarit të Këshillit Evropian.
Diskutuam për agjendën tonë evropiane, progresin e reformave, Planin për rritje dhe harmonizimin me politikën e përbashkët të jashtme të BE-së.
Është konfirmuar mbështetja e fuqishme nga institucionet e BE-së dhe qëllimi i përbashkët për ta ruajtur dinamikën pozitive të integrimi”, ka shkruar Murtezani.



