Murtezani merr pjesë në hapjen e Western Balkans Digital Summit

Ministri për Çështje Evropiane ka njoftuar se ka marrë pjesë në hapjen e Western Balkans Digital Summit.
“Sot në Shkup e hapëm Western Balkans Digital Summit, i cili e vendos në fokus transformimin digjital dhe bashkëpunimin rajonal. Së bashku po ndërtojmë të ardhme më të fuqishme dhe më konkurruese për qytetarët tanë”, ka shkruar Murtezani.