Murtezani: Me kënaqësi e nënshkrova Memorandumin për bashkëpunim me rektorin e Universitetit të Ballkanit, prof. Dr. Lutfi Sunar

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Universitetin e Ballkanit, në një hap që synon të lidhë më ngushtë dijen akademike me procesin e reformave drejt integrimit evropian.

“Reformat e vërteta ndodhin kur politika hapet ndaj dijes,” ka deklaruar Murtezani në një postim në rrjetet sociale, duke shtuar: “Me kënaqësi e nënshkrova Memorandumin për bashkëpunim me rektorin e Universitetit të Ballkanit, prof. Dr. Lutfi Sunar. Kështu duket kur i ndërlidhim akademinë dhe institucionet – duke krijuar bazë të fuqishme për reformat të cilat na afrojnë në rrugën drejt BE-së.”

Memorandumi parasheh:

  • Integrimin e dijes akademike në politikat publike

  • Mbështetje për trajnime të nëpunësve shtetërorë dhe studentëve

  • Organizimin e seminareve, konferencave dhe projekteve hulumtuese të përbashkëta mbi integrimet në BE

Ky bashkëpunim shihet si një hap konkret për të forcuar kapacitetet institucionale në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian, si dhe për të promovuar një qasje më të ditur dhe të qëndrueshme në hartimin e politikave publike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button