Murtezani me ambasadorin Rokas: Sonte na bashkon arti, por çdo ditë na lidhin vlerat evropiane

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka zhvilluar një takim të përzemërt me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas, në prag të hapjes zyrtare të edicionit të sivjetshëm të “Verës së Ohrit”.
Në një postim në rrjete sociale, ministri Murtezani theksoi rëndësinë e artit si forcë bashkuese, duke shtuar: “Sonte na bashkon arti, por çdo ditë na lidhin vlerat evropiane.”
Ky takim simbolik vjen në një moment kur bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së po thellohet, jo vetëm në fushën politike dhe institucionale, por edhe në atë kulturore dhe artistike.